Rekomandohet për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, pavarësisht kohës së qëndrimit. Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore për sëmundje akute që mund tju ndodhin gjatë qëndrimit në një shtet të huaj.
Te dhenat themelore
Zgjidhni Produktin
PAGUAJ
Kushtet e pergjithshme
MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE
I siguruari është njohur me deklaratën e privatesise të shoqerisë së sigurimeve dhe autorizon SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a që të mbledhë dhe përpunojë të
dhënat dhe informacionin personal i cili nevojitet për administrimin e kontratës së sigurimit, për dhënien e sherbimeve ndaj të siguruarit dhe përfituesit
përfshirë trajtimin e dëmit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, bazuar në ligjet përkatese në fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, “Për
mbrojtjen e të dhënave personale’’) si dhe transferimin e të dhenave personale tek te tretë për qëllime të sigurimit apo biznesi të cilët garantojnë
gjithashtu mbrojtjen e të dhënave personale. Ne cdo rast, mbrojtja e te dhenave personale do te behet ne perputhje me rregullat dhe procedurat e
percaktuara ne Ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’.
E DREJTA E INFORMIMIT
-I siguruari ka te drejten te informohet nga Siguruesi mbi kushtet, procedurat dhe afatet e mbulimit dhe/ose perfitimit nga sigurimi, informim i cili
fillon para nënshkrimit të kontratës dhe vazhdon gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës. Informimi merret nepermjet telefonit, e-mailit, faqes
zyrtare ne internet apo broshurave informative te perdoruara nga shoqeria.
- I siguruari dhe/ose Policmbajtesi jane informuar nga Siguruesi përpara nënshkrimit të kontratës së sigurimit, duke marre te gjithe informacionin e
nevojshëm në lidhje me te dhenat juridike te siguruesit, llojin përkatës të sigurimit, procedurat, afatet, metodat e trajtimit te kerkesave per
demshperblim, rreziqet e mbuluara dhe te perjashtuara, metodat e llogaritjes, afatet dhe menyra e pageses se primit, metoden e llogaritjes se vleres se
kompesueshme dhe cdo informacion tjeter qe ka lidhje me kontraten e sigurimit.
E DREJTA E TE SIGURUARIT PER TU ANKUAR
I siguruari apo persona të tjerë të interesuar, kane te drejte të paraqesin një ankesë pranë shoqërisë së sigurimit, ne rast se cmojne se shoqeria e
sigurimit nuk u përmbahet kushteve të vendosura në kontratën e sigurimit. Ankesa mund te paraqitet ne forme elektronike (e-mail) ose me shkrim ne adresen
postare te shoqerise. Shoqëria e sigurimit do ti pergjigjet çdo ankese të depozituar me shkrim apo në formë elektronike dhe do te jap çdo informacion të
kërkuar që ka lidhje me kontratën e sigurimit, brenda afateve te percaktuara ne ligj.
Sigurimi i shendetit ne udhetim me oferten bashkeudhetare eshte i vlefshem per maksimumi 4 ditë në Europë deri ne 20 shkurt 2018!!