MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE
I siguruari është njohur me deklaratën e privatesise të shoqerisë së sigurimeve dhe autorizon SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a që të mbledhë dhe përpunojë të
dhënat dhe informacionin personal i cili nevojitet për administrimin e kontratës së sigurimit, për dhënien e sherbimeve ndaj të siguruarit dhe përfituesit
përfshirë trajtimin e dëmit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, bazuar në ligjet përkatese në fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, “Për
mbrojtjen e të dhënave personale’’) si dhe transferimin e të dhenave personale tek te tretë për qëllime të sigurimit apo biznesi të cilët garantojnë
gjithashtu mbrojtjen e të dhënave personale. Ne cdo rast, mbrojtja e te dhenave personale do te behet ne perputhje me rregullat dhe procedurat e
percaktuara ne Ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’.
E DREJTA E INFORMIMIT
-I siguruari ka te drejten te informohet nga Siguruesi mbi kushtet, procedurat dhe afatet e mbulimit dhe/ose perfitimit nga sigurimi, informim i cili
fillon para nënshkrimit të kontratës dhe vazhdon gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës. Informimi merret nepermjet telefonit, e-mailit, faqes
zyrtare ne internet apo broshurave informative te perdoruara nga shoqeria.
- I siguruari dhe/ose Policmbajtesi jane informuar nga Siguruesi përpara nënshkrimit të kontratës së sigurimit, duke marre te gjithe informacionin e
nevojshëm në lidhje me te dhenat juridike te siguruesit, llojin përkatës të sigurimit, procedurat, afatet, metodat e trajtimit te kerkesave per
demshperblim, rreziqet e mbuluara dhe te perjashtuara, metodat e llogaritjes, afatet dhe menyra e pageses se primit, metoden e llogaritjes se vleres se
kompesueshme dhe cdo informacion tjeter qe ka lidhje me kontraten e sigurimit.
E DREJTA E TE SIGURUARIT PER TU ANKUAR
I siguruari apo persona të tjerë të interesuar, kane te drejte të paraqesin një ankesë pranë shoqërisë së sigurimit, ne rast se cmojne se shoqeria e
sigurimit nuk u përmbahet kushteve të vendosura në kontratën e sigurimit. Ankesa mund te paraqitet ne forme elektronike (e-mail) ose me shkrim ne adresen
postare te shoqerise. Shoqëria e sigurimit do ti pergjigjet çdo ankese të depozituar me shkrim apo në formë elektronike dhe do te jap çdo informacion të
kërkuar që ka lidhje me kontratën e sigurimit, brenda afateve te percaktuara ne ligj.