Mendo SIGURIMET E SHËNDETIT

Mendo, Shëndeti vjen i pari !

Sigurimi i Shëndetit dhe Sigurimi nga Aksidentet te SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, ju mundëson mbrojtje nga kostot financiare në rast aksidenti, sëmundjeje emergjente apo në rast të problemeve të papritura me shëndetin, të cilat mund të shkaktojnë paaftësi të përkohshme apo të përhershme. Duke siguruar shëndetin tuaj, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mbulon të shpenzimet mjekësore me apo pa shtrim në spital

Sigurimi privat i shëndetit: MBULIMI I ARTE

Mbulimi i Artë

Mundëson marrjen e shërbimeve mjekësore deri në vlerën 500 000 Euro/vit, të ofruara nga klinika e qendra mjekësore private, pothuajse në të gjithë botën ( përjashtuar  SH.B.A., Kanada, Zvicër, Japoni dhe Hong-Kong).

Në rast shtrimi në spital, shpenzimet spitalore do të mbulohen në masën 100%, përfshirë shpenzimet për mjekët specialistë, kirurgë, anestezistë, vlera e materialeve të operacionit, transporti për në klinikë, kujdesi intensiv dhe diagnostikime të ndryshme si dhe qëndrimi në një dhomë private.

Në rast mos-shtrimi në spital:

Mbulohen shpenzimet për mjekun e përgjithshëm, për mjekun specialist, shpenzimet për kujdesin parandalues (kontrolle periodike), deri në vlerën 4000 Euro/vit;

Kontrollet diagnostikuese me rreze X, skanë CT, skanë MRI apo PET, kimioterapi dhe radioterapi si dhe kirurgjia ditore do të mbulohen në masën 100%;
Mbulohen medikamentet mjekësore të këshilluara nga mjeku deri në vlerën 2000 Euro/vit;
Emergjencat dentare mbulohen deri në vlerën 350 Euro/vit;
Riatdhesimi, evakuimi mjekësor me ambulancë ajrore të specializuar mbulohen deri në 15 000 Euro/vit.

Sigurimi privat i shëndetit: MBULIMI I ARGJENDTË

Mbulimi i Argjendtë

Mundëson marrjen e shërbimeve mjekësore deri në vlerën 150 000 Euro/vit, të ofruara nga klinika e qendra mjekësore private në Austri, Turqi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Në rast shtrimi në spital- shpenzimet spitalore do të mbulohen 100%, përfshirë shpenzimet për mjekët specialistë, kirurgë, anestezistë, vlerën e materialeve të operacionit, transportin për në klinikë, kujdesin intensiv dhe diagnostikime të ndryshme si dhe qëndrimin në dhomë gjysmë-private.  (Vetëm për shtetet e përcaktuara në zonën e mbulimit).

 Në rast mos-shtrimi në spital:

Shpenzimet për mjekun e përgjithshëm, mjekun specialist, shpenzimet për kujdesin parandalues (kontrolle periodike) mbulohen deri në vlerën 2000 Euro/vit;

Kontrollet diagnostikuese me rreze X, skanë CT, skanë MRI apo PET, kimioterapi dhe radioterapi si dhe kirurgjia ditore do të mbulohen në masën 100%;

Medikamentet mjekësore të këshilluara nga mjeku mbulohen deri në vlerën 1000 Euro/vit; 

Riatdhesimi, evakuimi mjekësor me autoambulancë ajrore të specializuar mbulohen deri në vlerën 15000 Euro.

Sigurimi privat i shëndetit: MBULIMI STANDARD

Mbulimi Standard
Opsioni STANDARD mundëson marrjen e shërbimeve mjekësore në varësi të opsionit të përzgjedhur nga 30 000 deri në 50 000 Euro/vit, të ofruara nga klinika e qendra mjekësore private në Shqipëri.
Mbulimet që përfitohen:
Në rast shtrimi në spital mbulohen në masën 100% shpenzimet spitalore, (në klinikat private në Shqipëri).
Në rast mos-shtrimi në spital mbulohen në masën 100%:
Shpenzimet për mjekun e përgjithshëm, për mjekun specialist, kontrolle diagnostikuese me rreze X, skanë CT, skanë MRI apo PET, kimioterapi dhe radioterapi si dhe shpenzimet për kujdesin parandalues (kontrolle periodike) deri në limitin vjetor të përcaktuar në listën e përfitimeve;
Kimioterapia dhe radioterapia, kirurgjia ditore dhe komplikimet gjatë shtatzënisë dhe lindjes do të mbulohen deri në masën 100%;
Medikamentet mjekësore të këshilluara nga mjeku do të mbulohen deri në vlerën 500 Euro/vit.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PERSONALE

Sigurimi nga Aksidentet

Sigurimi nga aksidentet mbulon: paaftësinë e përkohshme, paaftësinë  e përhershme ose humbjen e jetës të të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj dhe si pasojë e ndikimit të disa faktorëve apo ngjarjeve si: helmimi, mbytja, ngrirja, sforcimet fizike etj.

Llojet e sigurimit nga aksidentet:

- Sigurimi për nxënës dhe studentë: mbulon shpenzimet për dëmtimet aksidentale gjatë studimeve.

- sigurimi nga aksidentet i punonjësve: për të gjitha profesionet përfshirë profesionet të cilësuara si të vështira: ndërtim, miniera etj. Shoqëritë që ushtrojnë aktivitetin në fushën e minierave kanë detyrim ligjor për sigurimin e punonjësve nga aksidentet.

- sigurimi nga aksidentet i sportistëve: si për sportistët profesionistë ashtu edhe për ata amatorë

- sigurimi nga aksidentet pwr pasagjerwt: mjetet e transportit publik kanë detyrim ligjor për sigurimin nga aksidentet për çdo pasagjer që udhëton me to.

SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

Me liberalizimin e vizave për Shqipërinë, këtë policë sigurimi duhet ta marrë çdo individ që do të udhëtojë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për turizëm, për studime dhe trajnime apo për qëllime biznesi.

Kjo policë sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore emergjente në rast të një sëmundjeje akute të papritur, apo edhe në rast të një aksidenti të pësuar nga i siguruari gjatë periudhës së sigurimit, teksa ndodhet në udhëtim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu kjo policë mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundjeje apo në rast të humbjes së jetës së personit të siguruar.

Polica mund të lëshohet për një periudhë sigurimi nga 1(një) deri në 365 ditë.

SIGURIMI UDHËTO DHE JETO NË SHQIPËRI

Sigurimi Udhwto dhe Jeto nw Shqipwri

Kjo policë mbulon emergjencat mjekësore që mund të ndodhin gjatë udhëtimit dhe qwndrimit nw Shqipwri ku përfshihen sëmundje, aksidente, humbje bagazhesh. Kjo policë mbulon edhe evakuimin / riatdhesimin mjekësor në vendin e origjinws sw personit tw siguruar.

Paketa e sigurimit është dizenjuar si për shtetas të huaj që vizitojnë apo jetojnë në Shqipëri ashtu edhe pwr qytetarw shqiptarë të cilët jetojnw jashtw vendit dhe udhwtojnw shpesh nw Shqipwri. Kohwzgjatja e policws mund tw jetw 1-365 ditw dhe mund tw sigurohet e gjithw familja ose anëtarë të veçantë të saj.