Klubi i Shëndetit SIGAL UNIQA
Klubi i Shëndetit SIGAL UNIQA ofron shërbime fizioterapeutike për trajtimin e problemeve neurologjike, rheumatologjike, muskulo-faciale dhe rehabilitimi
Post-traumatik dhe Post Operator.
Problemet neurologjike
Problemet neurologjike vijnë nga dëmtimi i Sistemit Nervor. Këto probleme kanë shfaqje në forma të ndryshme, duke përfshirë dhimbje,kufizime lëvizjeje dhe
paraliza të një apo më shumë gjymtyrëve. Shkaqet e këtyre problemeve neurologjike mund të jenë aksidentet apo traumat e ndryshme ,puna e rënde fizike
,pakujdesia në ambientet e punës ,stili i jetesës ose mund të jenë probleme të tjera me natyrë gjenetike.
Problemet Rheumatologjike
Këto probleme përfshijnë një gamë të gjerë afeksionesh që kanë të përbashkët dhembjen dhe fluksionin (vërshimin e gjakut), të lokalizuar kryesisht në
nivelin e artikolacioneve dhe prek muskujt, tendinet, ligamentet dhe të gjitha indet e buta që e rrethojnë atë.
Rehabilitimi Post-traumatik dhe Post Operator
Rehabilitimi pas një traume që vjen si pasojë e një situate aksidentale dhe gjithashtu rehabilitimi pas çdo lloj ndërhyrjeje kirurgjikale.
Problemet muskulo-faciale
Këtu përfshihen kontrakturat muskulare, tërheqjet, dhimbje të ndryshme muskulare. Zakonisht këto probleme vijnë si pasojë e një sforcimi fizik ose një
pozicioni jokorrekt të trupit. Dëmtimet sportive - Problemet muskulare tek sportisti. Rehabilitimi i të gjitha llojeve të dëmtimeve që vijnë si pasojë e
sporteve të ndryshme.
Mund të anëtarësoheni në Klubin e Shëndetit SIGAL UNIQA dhe të merrni këshilla për një shëndet më të mirë. Për këtë, dërgoni të dhënat tuaja (emër,
mbiemër, numër telefoni dhe adresë e-maili) në klubishendetit@sigal.com.al
Klubi i Artit dhe Kulturës
Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA Klubi i Artit dhe i Kulturës SIGAL UNIQA është një shtëpi libri, një galeri arti dhe sallë muzike; thënë ndryshe një
vend që mbledh të tre artet në një dhe ju jep mundësinë e kalimit të orëve sa çlodhëse aq edhe informuese mbi emrat e rinj dhe punët më të fundit të
artistëve shqiptarë dhe të huaj. Ai synon të promovojë artin dhe kulturën bashkëkohore shqiptare përmes prezantimeve të titujve të rinj të letërsisë
shqiptare dhe asaj të huaj, eventeve muzikore dhe ekspozitave të shumta të artistëve të artit pamor. Në këtë mënyrë, Klubi i Artit dhe Kulturës do të
kontribuojë në edukimin e mëtejshëm të publikut të gjerë me risitë kulturore në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Mund të anëtarësoheni në Klubin e Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA dhe të merrni informacion mbi aktivitetet e përjavshme të Klubit. Për këtë, dërgoni të
dhënat tuaja (emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresë e-maili) në klubiartit@sigal.com.al